Njihuni me Guamin, “copën e parajsës” për të cilën mund të nisë Lufta e Tretë Botërore (Foto)

Ishulli tropikal i Guamit, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së që prej vitit 1898.
I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katrorë, është vendbanimi i 160 000 banorëve.
Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane në vitin 1944.

Që atëherë, Guami është kthyer në bazën më të madhe ushtarake amerikane, përcjell mapo.al.
Guami ka qenë një gur themeli i strategjisë ushtarake amerikane në konfliktin e Koresë së Veriut nga viti 1950-1953 dhe një pasuri e rëndësishme gjatë Luftës së Vietnamit, si një bazë për bombarduesit e forcave ajrore që shfrytëzoheshin për misionet në Azinë Juglindore.


Lexo edheSiri: Punojnë në temperatura deri në 45°C për të “nxjerr bukën nga guri”
Turizmi është një burim tjetër i madh i të ardhurave të ishullit.
Shumica e banorëve që jetojnë në Guam, të ashtuquajturit kamorro, janë paraardhës të detarëve që mbërritën në ishull 4 000 vjet më parë nga Filipinet dhe Indonezia.

Guamanët janë shtetas amerikanë, por nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së.
Ishulli drejtohet nga një guvernator i zgjedhur dhe një legjislaturë prej 15 anëtarësh e përbërë nga senatorë.
Guam ndodhet në juglindje të Koresë së Veriut dhe rreth 3 400 kilometra nga Pheniani.














