Njerëz të shtrirë dhe qytetarë të trazuar pas të shtënave me armë
03

Lexo edheLajm i Fundit/ Të shtëna armësh në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur

Persona të shtrirë në rrugë dhe qytetarë të trazuar janë parë në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes Mati 1 në Prishtinë.
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga këto gjuajtje me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë katër persona të plagosur. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Lexo edheLajm i Fundit/ Të shtëna armësh në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, katër të plagosur
Nga pamjet e siguruara nga Sinjali, shihen njerëz të shtrirë rrugëve si dhe qytetarë të trazuar. Disa prej tyre u kanë dhënë të plagosurve ndihmën e parë. /Sinjali