Një vendim i Gjermanisë, mund t’i lë mërgimtarët pa ardhur në Kosovë edhe gjatë pushimeve dimërore
03

Lexo edheShtëpia e Bardhë: Takimi Kosovë-Serbi për çështje ekonomike, SHBA nuk ka plan sekret

Shteti i Gjermanisë mund të marrë vendim që të mbyllen gjatë dimrit, në mënyrë që të ulet numri i koronavirusit si dhe të bëhet më e lehtë mbajtja në kontroll e tij. Pa dyshim që ky lajm nuk i gëzon mërgimtarët që jetojnë atje, pasi do mund të bëhet e ndaluar që ata të vijnë në Kosovë.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se mund të shmanget një mbyllje e dytë gjatë dimrit, si mënyrë e mbajtjes nën kontroll të COVID-19, me gjithë numrin gjithnjë e më të madh të të infektuarve, raporton “The Guardian”.
Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.

Lexo edheShtëpia e Bardhë: Takimi Kosovë-Serbi për çështje ekonomike, SHBA nuk ka plan sekret
Kujtojmë se institucionet gjermane por edhe mediat, kanë bërë të ditur se gjatë korrikut dhe gushtit numri më i madh i rasteve me COVID-19, kishin ardhur nga Kosova.
Sipas tyre personat që kaluan pushimet në Kosovë, ishin infektuar dhe më pas e kanë bartur virusin në Gjermani.