back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShowBizNjë nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Të ngjajshme

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Nënës së Adrianos i vjedhin para përmes inteligjencës artificiale, “Perandori” u jep ultimatum hajnave

Ish-futbollisti brazilian Adriano, i njohur ndryshe si “Perandori”, e...

KQZ: 27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi...

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e saj me muzikantin e ri Tucker Pillsbury, i njohur më mirë si Role Model.

Çifti ka qenë duke shijuar një mbrëmje në Los Angeles këto ditë, transmeton Indeksonline.

Ata dolën për darkë në një restorant të njohur me një mik, dhe duke gjykuar nga fotot që u bënë virale në rrjetet sociale, atmosfera ishte e mirë dhe Dakota kaloi shumë mirë. Ndërsa po dilnin nga restoranti, Dakota dhe Tucker po i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Johnson kishte veshur një bluzë të zezë me dantella, xhinse të zeza, ndërsa muzikanti 28-vjeçar mbante veshur një pulovër gri, xhinse të zeza dhe një shall.

Dakota dhe Role Model ndezën për herë të parë thashethemet për një romancë në dhjetor 2025, kur u fotografuan në një darkë me miqtë.

Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit dhe një burim i tha TMZ se dyshja ishte bërë “shumë e afërt”. Thashethemet për një lidhje u intensifikuan pasi ata dolën në një takim tjetër pak më shumë se një javë më parë./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz