Një mysafire e veçantë në zyren e kryeministrit Haradinaj (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë shumë i angazhuar sot me shumë takime në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.
Në mesin e këtyre takimeve ishte edhe ai me nënën e tij, e cila e ka vizituar djalin e saj në vendin e punës!
Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj është shprehur i emocionuar me këtë vizitë nga nëna e tij.
Postimi i kryeministrit Haradinaj:
Secili takim me nanën na i freskon kujtimet e fëmijërisë dhe të rritës, na i kujton vuajtjet por edhe ëndrrat dhe gëzimet familjare.
Sot më zbukuruan ditën me vizitën e tyre nana ime, Ruka, dhe motrat Mema e Antigona, si dhe kunata Suzana, që erdhën nga Gllogjani për t’më uruar për përgjegjësitë që kam marrë për ta drejtuar Qeverinë e vendit.
I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve.
Duart e nanës janë vet metafora e jetës, ato na kanë ushqy, përkëdhelë e vënë në gjumë, ato duar na kanë dhënë ngrohtësi, na kanë ngritur lartë, deri në nivele më siperane të jetës!

Lexo edheKryeministri Haradinaj takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Ujësjellësve
Prandaj, dashuria individuale për nanën është njëherësh edhe universale dhe më inkurajon që gjithnjë të jem në shërbim të të gjithë njerëzve të Kosovës, pa dallim, i dashur dhe i kujdesshëm për me i dalë në ndihmë secilit njeri që ka halle.
Falemnderit nanë!
RH
















