Edhe pse jemi në stinën e verës, disa zona malore vijojnë të përballen me pasojat e reshjeve të dëborës. Në Tropojë po vazhdojnë punimet për hapjen e plotë të Unazës së Bjeshkëve.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve në rrugën e Sylbicës, ekipet janë angazhuar për heqjen e dëborës në Qafën e Dobërdolit, me qëllim rikthimin e qarkullimit të plotë në këtë aks të rëndësishëm turistik.
Ky investim pritet të mundësojë shumë shpejt funksionalizimin e plotë të një prej itinerareve më piktoreske të Tropojës, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe duke u krijuar mundësi turistëve të vizitojnë më lehtë zonat malore.
Bashkia Tropojë ka bërë të ditur se mbetet e fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizmit malor, me synim që bjeshkët e saj të jenë një destinacion gjithnjë e më i aksesueshëm për vizitorët.
Njoftimi i plotë:
