Një i moshuar goditet për vdekje nga një makinë në Kamenicë
01

Lexo edhePak pasi emërohet Koordinator për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i hakohet Facebooku

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që mori, pasi u godit nga shoferi i një veture në orët e mbrëmjes së sotme.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë, derisa për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 19:00 në Kamenicë një këmbësor është goditur nga një veturë, i njëjti është dërguar në spital, por s’ka arritur t’u shpëtojë plagëve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

Lexo edhePak pasi emërohet Koordinator për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës i hakohet Facebooku
Hashani ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar, derisa viktima është një 84 vjeçar./Indeksonline