Një ditë pas vërshimeve të mëdha nëpër Kosovë (FOTO-VIDEO)
BILLI·
Një ditë pas reshjeve të shiut, komuna e Kaçanikut, shihet e bllokuar nga balta, dhe mbeturinat.
Vërshimet kanë bërë që në disa rrugë të vështirësohet qarkullimi madje një pjesë e qytetit edhe është bllokuar.
Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka njoftuar se janë marrë masat për heqjen e baltës dhe hapjen e rrugëve, ndësa ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim lidhur me gjendjen eventuale të qytetit dhe dëmet që ka shkaktuar shiu i fundit.
Në disa fotografi, shihen edhe vetura të bllokuara nga rëra tërësisht dhe banorët tek sa heqin baltën. /Telegrafi/


Lexo edheDeputetja e PDK-së: N’katun, s’ka rrymë, ka kënaqësi! (FOTO)
















