Një 34-vjeçar gjendet pa shenja jete në tarracën e shtëpisë në Pejë, Policia nis hetimet
dp

Lexo edheDogana ndalon në Vërmicë import të padeklaruar të produkteve për flokë në vlerë rreth 4 mijë e 600 euro

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dalamani”, ndërsa për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Rugova.
Ai ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edheDogana ndalon në Vërmicë import të padeklaruar të produkteve për flokë në vlerë rreth 4 mijë e 600 euro
“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Rugova.
Rrethanat e vdekjes së 34-vjeçarit pritet të zbardhen pas veprimeve hetimore dhe rezultateve të obduksionit. /Lajmi.net/