Nisma thotë se Enver Hoti ishte larguar nga ky subjekt në vitin 2021
dp

Lexo edheVesa nis pushimet në Dubai

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti sot u prezantua nga AAK si kandidat për kryetar të komunës së Malishevës.
Hoti që ishte deputet i NISMA-s Socialdemokrate ishte larguar nga ky subjekt në vitin 2021, pak para zgjedhjeve lokale.
Nga partia e Fatmir Limajt kanë deklaruar se Hoti nuk është pjesë e këtij subjekti që katër vite. Sipas tyre, raportimet e sotme se ai ka braktisur këtë subjekt kohëve të fundit janë tendencioze dhe të pavërteta.

Lexo edheVesa nis pushimet në Dubai
Hoti në zgjedhjet lokale të 2021 kishte deklaruar se do ta mbështeste kandidatin e asaj kohe të PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj.