Nishani deri te Ivanov: Jemi krah Maqedonisë

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një telegram ngushëllimi, i ka shprehur keqardhje Gjorge Ivanovit me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të shumta të shiut dhe familjarëve të viktimave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“I nderuar Zoti President,
Po i ndjek me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale nga përmbytjet e shkaktuara mbrëmë në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, prej shtrëngatave dhe shirave të rrëmbyer.
Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Lexo edheNishani ngushëllon Ivanovin: Të gjithë jemi përkrah jush
Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë”!
Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/














