BallinaLajmeNishani ngushëllon Ivanovin: Të gjithë jemi përkrah jush

Nishani ngushëllon Ivanovin: Të gjithë jemi përkrah jush

Të ngjajshme

Gattuso publikon listën e lojtarëve për play-offin e Botërorit

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka publikuar listën...

Ambasada amerikane shpërndan urimin e Trumpit për Fitër Bajram

Ambasada amerikane në Kosovë ka shpërndarë urimin e presidentit...

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

SHBA-ja godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se...

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij, presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas katastrofës natyrore që përfshiu Maqedoninë, duke lënë pas të paktën 25 viktima, dhjetëra të plagosur e shumë të zhdukur.

Në mesazhin e tij, Nishani i shpreh ngushëllimet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga shtrëngatat dhe përmbytjet në Maqedoni, presidentit Ivanov.

“Po i ndjek me shumë shqetësim lajmet për viktimat, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale nga përmbytjet e shkaktuara mbrëmë në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Shkupit, prej shtrëngatave dhe shirave të rrëmbyer.

Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të përmbyturve, Juve, qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Uroj kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthimin sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Shkupit e të gjithë Maqedonisë!”, shprehet Nishani në mesazhin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz