Nis takimi Kurti-Abdixhiku
dp

Lexo edheAra, shtëpi e banesa – Mbi gjysmë milioni pasuri të paluajtshme e mijë euro kursime, ja çka deklaroi Donika Kadaj Bujupi

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për çështjen e presidentit të vendit.
Takimi po zhvillohet në një moment, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po ofrohen.
Kryeministri Kurti, i cili ka arritur në kuvend, ka thënë se do të flasin pas takimit.
“Do të flasim pas takimit”, ka thënë shkurt Kurti.

Lexo edheAra, shtëpi e banesa – Mbi gjysmë milioni pasuri të paluajtshme e mijë euro kursime, ja çka deklaroi Donika Kadaj Bujupi
Ndryshe, kryeministri Kurti sot në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.
“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/