Nis seanca ku do të prezantohen deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët
dp

Lexo edheOVL-UÇK mblidhen për ta ndjekur procesin e fjalës përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Ka nisur seanca ku do të prezantohen deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.
Të pranishëm në sallën e gjyqit janë të katër të akuzuarit.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Lexo edheOVL-UÇK mblidhen për ta ndjekur procesin e fjalës përfundimtare në rastin e ish-krerëve të UÇK’së
Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit. /REL