back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeNis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor...

Nis procesi i rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

Të ngjajshme

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të...

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci zhvilloi takim me grupin koordinues për rishikimin e kurrikulave lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët, me qëllim fillimin e një procesi reformues që synon adresimin e mangësive strukturore të përmbajtjeve mësimore dhe mbingarkesës së nxënësve.

Grupi koordinues është i formuar për të udhëhequr dhe mbikëqyrur procesin e rishikimit të kurrikulave dhe programeve mësimore, përfshirë koordinimin e nëngrupeve profesionale sipas fushave kurrikulare, ofrimin e udhëzimeve metodologjike dhe garantimin e koherencës, integritetit dhe konsistencës së procesit në të gjitha fazat.

Ministrja theksoi se rishikimi i kurrikulave nuk është një proces formal apo teknik, por një ndërhyrje e domosdoshme për të rritur cilësinë e arsimit, për të ndalur përsëritjet e panevojshme, mungesën e koherencës dhe shkëputjen nga kurrikulat bërthamë dhe konceptet kyçe të të nxënit.

Në kuadër të përfshirjes së gjerë publike, ministrja Nagavci bëri të ditur se MAShTI do të organizojë së paku tetë debate publike, shtatë prej tyre në rajone të ndryshme të vendit, për të siguruar përfshirjen reale të mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, ekspertëve dhe qytetarëve, kontributet e të cilëve do të dokumentohen dhe do të shërbejnë si bazë për analizën përfundimtare.

Ministrja theksoi se procesi do të përmbyllet me një raport gjithëpërfshirës me gjetje dhe rekomandime konkrete deri në fund të muajit prill, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe vendimmarrje të bazuar në evidencë në kuadër të reformës kurrikulare.

Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor funksional dhe bashkëkohor, që u përgjigjet nevojave reale të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe mbështet zhvillimin afatgjatë të vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz