back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeFSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” në Gjermani

Të ngjajshme

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të...

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Trajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë bilancin...

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).

Ushtrimi shumëkombësh teston ndërveprueshmërinë e forcave të NATO-s dhe partnerëve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, transmeton lajmi.net.

Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë dhe një togë mortajash, ka zbarkuar në Grafenwöhr Training Area në Gjermani, me automjetet, armatimin dhe municionin e nevojshëm. Ata kanë vepruar së bashku me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë Amerikane dhe trupat italianë, duke realizuar qitje me mortaja 120 mm mbi objektiva të koordinuara.

Gjatë ushtrimit, FSK ka demonstruar aftësitë e saj në qitje gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer përvoja dhe praktika me forcat partnere. Ushtrimi po shërben për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përgatitjes së FSK-së për operacione të përbashkëta, duke rritur profesionalizmin dhe disiplinën e saj.

Postimi i plotë: 

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e Ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani
Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent nga Regjimenti i Tretë i këmbësorisë me një togë të mortajave, është duke marrë pjesë në ushtrimin ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” , i organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF).
Ushtrimi fushor Dynamic Front është një ushtrim shumëkombësh që teston ndërveprueshmërinë e ushtrive të NATO-s dhe ushtrive partnere në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt. Këtë vit, ushtrimi është realizuar paralelisht në pesë shtete: Gjermani, Rumani, Poloni, Spanjë dhe Turqi.
FSK ka zbarkuar në Gjermani, në Grafenwöhr Training Area, me kapacitetet e veta logjistike, duke përfshirë automjetet, armatimin dhe municionin.
Kontingjenti i FSK-së, ka vepruar bashkëngjitur me Regjimentin 4-319 të Artilerisë Fushore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Togu i mortajave, me elementët e tij përbërës – Vijën e Zjarrit, Qendrën e Drejtimit të Zjarrit dhe Vëzhguesit e Përparëm – si dhe me mortaja 120 mm, ka realizuar qitje mbi objektiva në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe trupat e Ushtrisë Italiane.
Gjatë Ushtrimit Fushor Dynamic Front 26, FSK ka demonstruar përvojën e saj në qitje me mortaja gjatë ditës dhe natës, si dhe ka shkëmbyer mësime dhe praktika më të mira me forcat partnere.
FSK çdo ditë po dëshmon profesionalizmin, disiplinën duke ndërvepruar me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz