back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeNis lufta ndaj korrupsionit, arrestohet shefi i divizionit në AKPM

Nis lufta ndaj korrupsionit, arrestohet shefi i divizionit në AKPM

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar personin e dyshuar M.S i cili ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM.

I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit duke bërë tërheqje të këtij buxheti kinse për udhëtime zyrtare, por të cilat thuhet se nuk kanë ndodhur fare, shkruan Indeksonline.

I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro, merr vesh Indeksonline.

Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.
I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.

Indeksonline mëson se shpejt pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë të cilët dyshohen se kanë bërë keqpërdorime të ndryshme në detyrat zyrtare dhe korrupsion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz