Nis largimi nga tregu i produkteve me vaj palme dhe vaj kokosi, IQMT del në terren
dp

Lexo edhe‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’

Sipas njoftimit, aksioni vjen pas vendimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila gjatë ditës së sotme urdhëroi nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me këta përbërës, raporton lajmi.net
Për të verifikuar zbatimin e urdhrit, IQMT ka filluar inspektimet në marketet e kategorisë B dhe C, me synim identifikimin dhe largimin e produkteve nga raftet dhe ndalimin e shitjes së tyre.
Produktet që duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu janë të kompanive:

Lexo edhe‘‘E neveritshme, lojë e shëmtuar’’, Andin Hoti i sulet PDK, LDK e Aleancës me kritika me gjuhën e VV’së, Deliu e pyet ‘‘a je ti?’’
Drena SHPK;
Bylmeti KS SHPK;
Koral Dairy SHPK;
Magic Ice Joint Stock Sh.A.;
Opatija Comerc SHPK;
Qumështorja Aldi;
Gexha SHPK;
ABI SHPK; dhe
Natyra-G SHPK.
Autoritetet kanë bërë të ditur se inspektimet do të vazhdojnë për të siguruar zbatimin e plotë të vendimeve të AUV-së./Lajmi.net/