Nga truri, tek lëkura dhe zemra: Shikoni se çfarë i ndodh trupit tonë, kur hamë sheqer

TRURI
Sheqeri e bën trurin që të lëshojë dopaminë dhe opioide – kemikatet e kënaqësisë natyrore. Minjtë që janë në dietë me sasi të mëdha sheqeri sillen sikur të jenë të droguar.
DHEMBET
Bakteret, si Streptococcus mutans hanë sheqerin e mbetur në gojën tuaj dhe e fermentojnë në acid laktik. Ky shpërbën mineralet që ndodhen në smaltin e dhëmbëve tuaj.
LEKURA
Glukoza dhe fruktoza formojnë lidhje midis aminoacideve, që konvertojnë kolagjenin dhe elastinën në substanca që shkaktojnë rrudha.

Lexo edheMyku i thonjëve mund të ju kushtojë me jetë. Ja receta për kurimin e tyre (Video)
MELÇIA
Mëlçia përdor fruktozën për të krijuar yndyrna, nëpërmjet një procesi të quajtur lipogjeneza. Sheqeri me tepri shkakton një ngritje të globulave të dhjamit, e quajtur sëmundje jo-alkolike e mëlçisë.
PANKREASI
Rritja e niveleve të sheqerit në gjak stimulon qelizat beta për të sekretuar insulinën. Kjo sinjalizon mëlçinë dhe muskujt për të filluar konvertimin e glukozës në glikogjen për ruajtje.
ZEMRA
Nivelet e larta të insulinës në gjak bëjnë që qelizat e lëmuara të muskujve rreth mureve të arteries, të rriten më shpejt. Kjo ngre tensionin e gjakut, që përfundimisht çon në sëmundje të zemrës.














