Gjatë qëndrimit zyrtar në Romë, ku po merrte pjesë në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, është parë duke ndihmuar një nënë me fëmijë në njërën prej metrove të mbushura të kryeqytetit italian.
Sipas dëshmitarëve, në mesin e turmës dhe ngutjes së zakonshme të metrosë së Romës, gruaja po përpiqej t’i bartte e vetme valixhet së bashku me fëmijën e saj. Në ato momente, Gola iu afrua dhe e ndihmoi duke ia bartur valixhet deri në dalje.
Ngjarja vjen në një kohë kur shpesh dominojnë lajmet për përçarje, tensione dhe mungesë empatie në hapësirat publike, duke rikujtuar se gjestet e vogla të mirësisë vazhdojnë të kenë ndikim të madh në jetën e përditshme të njerëzve.
Më poshtë, video nga Indeksonline



