back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeNga Mitrovica në Prizren –përplasje politike për pushtetin lokal më 9 nëntor

Nga Mitrovica në Prizren –përplasje politike për pushtetin lokal më 9 nëntor

Të ngjajshme

Të shtëna me armë zjarri për shkak të një borxhi në Mitrovicë

Një borxh mendohet të ketë qenë arsyeja e disa...

Arrestohet një person në Dragash pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vëllait

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti...

​Tre të vrarë dhe 29 të plagosur nga sulmi rus në Kiev

Si rezultat i sulmit armik në kryeqytet, tre persona...

Shtetasit të huaj i vidhet skuteri në oborr të QKUK-së

Një shtetas i huaj ka njoftuar në Polici se...

Ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

0rari sipas rajoneve të Kosovë me 26 tetor 2025: Prishtinë: Punime...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Nga 38 komunat e vendit, në 15 prej tyre gara për kryetar do të vendoset në balotazh më 9 nëntor, transmeton lajmi.net.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se rezultatet përfundimtare për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën do të publikohen pas vendimeve të Gjykatës Supreme, pasi në këto raste ende janë në shqyrtim ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Komunat që shkojnë në balotazh:

  • Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) – Ardian Gola (VV)

  • Gjilan: Alban Hyseni (VV) – Arbër Ismajli (LDK)

  • Dragash: Bexhet Xheladini (LDK) – Shaban Shabani (PDK)

  • Kaçanik: Sabedin Vishi (PDK) – Jeton Raka (VV)

  • Klina: Zenun Elezaj (AAK) – Sokol Bashota (PDK)

  • Fushë Kosovë: Valon Prebreza (VV) – Besnik Osmani (LDK)

  • Mitrovicë e Jugut: Faton Peci (VV) – Arian Tahiri (PDK)

  • Obiliq: Xhafer Gashi (LDK) – Halil Thaçi (VV)

  • Rahovec: Smajl Latifi (AAK) – Ali Dula (VV)

  • Pejë: Gazmend Muhaxheri (LDK) – Taulant Kelmendi (VV)

  • Prizren: Shaqir Totaj (PDK) – Artan Abrashi (VV)

  • Suharekë: Bali Muharremaj (AAK) – Ardian Shala (LDK)

  • Viti: Sokol Haliti (LDK) – Arsim Ademi (VV)

  • Vushtrri: Ferit Idrizi (PDK) – Sylë Meholli (VV)

  • Kllokot: Bozidar Dejanovic (Lista Serbe) – Srecko Spasic (Srpska Narodna Sloga)

Përbërja partiake e balotazhit:

Nga rezultatet e certifikuara:

  • Lëvizja Vetëvendosje (VV) garon në 11 komuna, duke hyrë në balotazh në shumicën e garave.

  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) garon në 7 komuna.

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në 6 komuna.

  • Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në 5 komuna.

  • Lista Serbe garon në një komunë, Kllokot.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 9 nëntor 2025, ku qytetarët do të vendosin për kryetarët e 15 komunave të Kosovës që shkojnë në balotazh./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz