Nga ATK miliona euro evazion fiskal

Miliona euro të evazionit fiskal janë lejuar me vite të tëra nga Administrata Tatimore e Kosovës të keqpërdoren dhe deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi.
E njëjta u dënua edhe nga gjykata së fundmi dhe as për këtë veprim anti-ligjor askush nuk u përgjigj. Kjo agjenci, që është e dyta për nga rëndësia e mbushjes së buxhetit, sipas ish-menaxherëve të saj ka dhënë detaje se si e njëjta ka lejuar shmangien e tatimeve nga kompani fiktive.
Në ATK, nuk kanë pranuar të flasin për këto deklarime, me arsyetimin se rastet janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Ndërkohë, që as këta të fundit nuk kanë pranuar të japin ndonjë informacion nëse kanë nisur hetimet rreth këtyre të dhënave, raporton KTV.

Lexo edheVendoset pajisja që parandalon rrezatimin nga Çernobili
Sipas të dhënave nga një numër i agjencive ndërkombëtare, evazioni fiskal arrin në 33% të shumës së përgjithshme të buxhetit, e që është niveli më i lartë në rajon.
Gjithashtu, një varg të madh vërejtjesh për Administratën Tatimore të Kosovës ka pasur edhe Raporti i Progresit, për të cilën thotë se ka pasur pak progres në luftimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, evazionit fiskal














