Nga 1 qershori s’ka transaksione mbi 2 mijë euro me para të gatshme, Murati: Mbi këtë vlerë pagesat bëhen me kartelë ose elektronikisht
dp

Lexo edheMasa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

“Duke filluar nga data 1 qershor, pagesat me para të gatshme për blerjet tuaja mund të bëhen deri në vlerën 2,000 euro, kurse për blerjet mbi këtë vlerë obligoheni që të paguani përmes kartelës ose transfertës elektronike në institucionet financiare të licencuara nga BQK”, shkroi Murati në një postim në Facebook.
ATK njoftoi se “këto pagesa duhet të realizohen përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës”.
“Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar. Veproni sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Lexo edheMasa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë