Nesër protestohet para Bashkimit Evropian për Kosovën
03

Lexo edheArrestohen dy amerikanë në Serbi, tentuan të bëjnë diçka të palejuar me dron

Në Bruksel nesër do të mbahet një protestë paqësore përpara Parlamentit Evropian, ku do të kërkohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit, njohje të pavarësisë nga Spanja, Slovakia, Qiproja, Greqai dhe Rumanai, si dhe kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian.
“Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një iniciativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 eurodeputetëve dhe 28 eurokomisionerëve të librit të tij ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999’, do të mbahet edhe protesta”, thuhet në një njoftim të dërguar nga deputeti shqiptar në parlamentin belg, Amet Gjanaj, transmeton Klan Kosova

Lexo edheArrestohen dy amerikanë në Serbi, tentuan të bëjnë diçka të palejuar me dron