Nesër nga ora 11:00-17:30 ndalohet qarkullimi i kamionëve me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë
dp

Lexo edhe“Po përton ti hap vetë”, Faton Peci ndan para për derë automatike në hyrje të kabinetit

Sipas MIT-it, kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat sipas parashikimit zyrtar pritet të arrijnë në 32°C ose më shumë.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.
Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lexo edhe“Po përton ti hap vetë”, Faton Peci ndan para për derë automatike në hyrje të kabinetit
MIT-i u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.