Shërbimet në sektorin e Hotelerisë e Gastronomisë mund të ngriten, nëse nuk kanë ndihmë nga institucionet. Këtë e ka konfirmuar për kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të marr modele nga vendet e tjera për ta dal nga kriza. Por ai ka thekuar se duhet të punohet shumë nga institucionet që përmes subvencioneve t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset.
“Kemi rritje drastike të çmimeve dhe këto normal që ndikojnë me produktet që lidhen me veprimtaritë turistike dhe hoteliere. Unë mendojë që Qeveria, ministritë përkatëse duhet me qenë më aktivë, duhet me puna më shumë të mos na zënë të papërgatitur dhe çdo nxënie pa përgatitur ne na kushton. Është mirë që modelet dhe shembujt se si po dalin prej kësaj krize shtetet e tjera është mirë me u mundu me i sjell tek ne sepse dihet që Kosova çfarë shteti është, dhe dihet që ky sektor ka qenë më i dëmtuari, edhe ashtu më nuk kemi ku të shkojmë”.
“Këtë rast apelojë që Qeveria të bëjë të pamundurën që mos të dëmtohen bizneset sepse nëse dëmtohet krejt populli. Prandaj është mirë që modelet që janë jashtë, që dikush din me i menaxhua më mirë me i sjell edhe këtu, dhe me menaxhuar sepse nuk ka këtu kërkim falje. Ose të gjendet mundësia që në forma të ndryshme të subvencionohen”.
Tutje ai ka shtuar se edhe qytetarët janë në ankth e pritje që do ta kenë të papërballueshme rritjen e çmimeve, duke shtuar se intervenimi i ekzekutivit është mëse i nevojshëm ngase bizneset mund të shkojnë drejt kolapsit.
“Informatat që i kemi nga terreni në një far forme të gjithë janë në ankth dhe në pritje. Nëse e kemi këtë rritje të çmimeve atëherë është e padiskutueshme edhe rritja e shërbimeve në kapacitete të hoteliereve turistike. Është e pamundur me qëndrua me atë çmim. Nesër kafen s’ke me mund me pi me 70 cent sepse është e pamundur sepse kur të del në treg me ble e blen shtrenjtë. Ose buka, mishrat apo sallatat sepse krejt këto ndikojnë në rritjen e çmimeve”.
“Tash me rritjen e çmimeve ka has prapë sharra në gozhdë, prapë e kemi këtë problem. Prandaj Qeveria edhe këtu duhet të intervenojë që mos të kemi tash këtë problem që edhe këtë periudhë që e presin bizneset mos të shkojë në ndonjë kolaps më të madh”.