Edhe pak dhe futbolli italian do të njihet me sezonin e ri të kampionatit. Ditën e premte do të zbulohet kalendari i Serie A me algoritmin që do të përcaktojë 38 javët e saj duke marrë në konsideratë 4 të reja të rëndësishme.
Datat. Kampionati do të nisë në 23 gusht 2026 dhe do të mbyllet në fundjavën 29-30 maj 2027. Kalendari i ri do të përballet me periudha të modifikuara pauze të ndeshjeve të kombëtare; periudha e parë do të bëjë që kampionati te jetë pushim në dy raunde në 27 shtator dhe 4 tetor, ndërsa pauzat e tjera janë formati klasik me një raund pushim që janë në mesin e muajit nëntor dhe në fund të marsit.
Dy raunde të Serie A do të luhet në mesjavë; në 28 tetor 2026 dhe 6 janar 2027. Parashikohet edhe pushimi për Krishtlindje në 26 dhe 27 dhjetor.
Ndryshimet. Për të evituar kaosin e javës së parafundit që pati si protagonist derbin e Romës që ndërthurej me Turneun Masters në Foro Italico, algoritmi do të marrë në konsideratë edhe eventet e rëndësishme të tenisit siç janë ATP Finals të Torinos dhe pikërisht Turneu Masters i Romës.
Në raste të tilla nuk do të mund të ketë ndeshje derbi mes skuadrave të të njëjtit qytet Juventus-Torino dhe Lazio-Roma. Por jo vetëm kaq, nuk do të ketë ndeshje derbi në javën e 37 dhe 38. Risia e fundit ka të bëjë me kompeticionet evropiane. Skuadrat që do të marrin pjesë në Champions, Europa dhe Conference League nuk do të përballen mes tyre në raundet mes dy javëve radhazi të këtyre kompeticioneve.