HomeLajmeKurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë

Kurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë

Të ngjajshme

Del fotoja e parë, trajneri ri i Liverpoolit ka arritur te skuadra angleze

Andoni Iraloa ka arritur në ambientet e klubit të...

Dalin vargjet, Vanesa shënjestron Indrin në këngën e re

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa Sono, pritet të rikthehet...

Manaj viziton ”Onix” në Banjë, ja premtimi i tij

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7...

Albin Kurti mban tubim zgjedhor në Drenas

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po mban tubimin...

Çdo qytetar do të ketë mjekun familjar dhe do të përfshihet në regjistrin e kujdesit parësor shëndetësor.

Do të fillojë programi i check-up-it shëndetësor për çdo qytetar, me kontrolle të rregullta parandaluese dhe depistim të hershëm të sëmundjeve malinje.

Qeveria do të rrisë mbështetjen për nënat dhe fëmijët deri në moshën 6-vjeçare përmes kontrolleve dhe shërbimeve të specializuara zhvillimore.

Përmes programit “Lëvizim për Shëndet” do të investohet në aktivitete sportive dhe recreative për parandalimin e sëmundjeve kronike.

Do të ndërtohet sistem i avancuar për kontrollin e ushqimit dhe forcimin e sigurisë ushqimore në Kosovë.

Pas kompletimit të sistemit informativ shëndetësor do të funksionalizohet sistemi i sigurimeve shëndetësore.

Lista e barnave të rimbursueshme do të fillojë për herë të parë, ndërsa buxheti për barna esenciale do të rritet deri në 100 milionë euro.

Shërbimet specialistike do të decentralizohen dhe investimet do të rriten në spitalet rajonale, rezonanca magnetike dhe dializë.

Do të ndërtohen spitalet e reja në Mitrovicë dhe Ferizaj, ndërsa çdo spital publik do të pajiset me shërbimin CT.

Qeveria do të investojë në trajnimin profesional, specializimet dhe hulumtimin shkencor në shëndetësi.

Poliklinika specialistike do të ndërtohen në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec dhe Leposaviq.Poliklinika specialistike stomatologjike publike do të hapen në tetë qytete të Kosovës.

Do të ndërtohet rrjeti i laboratorëve publikë me analiza të avancuara dhe çmime të përballueshme për qytetarët.

Përmes programit 1 miliard euro për prodhuesit do të mbështetet industria farmaceutike vendore dhe prodhimi i barnave në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz