HomeLajmeManaj viziton ”Onix” në Banjë, ja premtimi i tij

Manaj viziton ”Onix” në Banjë, ja premtimi i tij

Të ngjajshme

Kurti: Transformim i tërësishëm i shëndetësisë

Çdo qytetar do të ketë mjekun familjar dhe do...

Drejtori i Policisë së Kosovës takon ambasadorin e Hungarisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend...

Kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Shkëmb Manaj gjatë ditës së sotme ka vizituar resortin ‘’Onix’’ në Banjë.

Sipas Manajt, qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbështes secilin biznes që ka impakt në zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.

Postimi i plotë:

Sot në vizitë në resortin “Onix” në Banjë njërën nga qendrat rehabilituese më të

rëndësishme në Evropën Juglindore!

Kjo qendër udhëheqet nga një grua e suksesshme, dr. Hyrije Sahitaj Blakaj, e cila së bashku me stafin profesional bëjnë një punë të jashtëzakonshme në trajtimin e pacientëve! Aty ku udhëheqin gratë, institucionet janë më të suksesshme, siç ishte e suksesshme në përfaqësimin e shtetit edhe Presidentja Vjosa Osmani!

Një falënderim i veçantë i takon pronarit Xhevdet Shoshi, i cili si afarist është model i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

Qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbështes secilin biznes që ka impakt në zhvillimin ekonomik, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës sonë!

LDK 113 ✌️

Vjosa 1✅ Lumiri 2✅ Shkëmbi 20✅ Naimi 72✅

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz