Skuadra e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Alban Dragusha, me marrëveshje të dyanshme mes palëve.
Përmes një komunikate, klubi kryeqytetas bëri të ditur se Dragusha ka udhëhequr skuadrën në 11 ndeshje gjatë fazës së fundit të kampionatit, duke dhënë kontributin e tij profesional dhe përkushtimin maksimal në krye të ekipit, shkruan Indeksonline
“Klubi e falënderon trajnerin Alban Dragusha për punën dhe angazhimin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.
Largimi i Dragushës vjen pas përfundimit të sezonit, ndërsa mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri që do ta drejtojë skuadrën në edicionin e ardhshëm../Indeksonline/