HomeSportPse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të...

Pse në shumë shkolla në Belgjikë po i ndalojnë figurat “Panini” të Botërorit 2026?

Të ngjajshme

Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa

Ka ndërruar jetë gruaja e veprimtarit të shquar ,...

Një prerje e vogël, një ndryshim i madh, Arbenita Ismajli me pamje të re

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka vendosur të ndryshojë...

ChatGPT pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve – nga mjet eksperimental në platformë globale

ChatGPT sapo ka arritur 1 miliard përdorues. Aplikacioni zyrtarisht ka...

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Vajza e Ibrahim Rugovës, Teuta, ka përjetuar ndjesinë më...

Një fenomen i pazakontë po përhapet në shkollat e Belgjikës pak ditë para Kupës së Botës 2026.

Gjithnjë e më shumë institucione arsimore kanë vendosur ta ndalojnë shkëmbimin dhe tregtimin e figurave Panini brenda ambienteve shkollore.

Sipas raportimeve nga mediat belge, drejtuesit e shkollave argumentojnë se mania për koleksionimin e figurave ka krijuar probleme mes nxënësve.

Në shumë raste janë regjistruar debate, konflikte dhe madje situata ku fëmijët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për t’i plotësuar albumet e tyre.

Një tjetër shqetësim lidhet me pabarazitë ekonomike mes nxënësve.

Disa fëmijë kanë mundësi të blejnë më shumë pako figurinash, ndërsa të tjerët mbeten në disavantazh, gjë që sipas mësuesve mund të ndikojë negativisht në klimën sociale të klasës.

Shkollat që e kanë vendosur ndalimin theksojnë se masa nuk është kundër koleksionimit të figurinave, por synon t’i shmangë konfliktet dhe shpërqendrimin gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit mund të vazhdojnë të merren me hobin e tyre jashtë ambienteve shkollore.

Megjithatë, vendimi e ka ndarë opinionin publik. Shumë prindër dhe tifozë e konsiderojnë shkëmbimin e figurinave një traditë të bukur të lidhur me futbollin dhe Botërorin, ndërsa të tjerë i mbështesin shkollat duke argumentuar se prioritet duhet të mbetet procesi mësimor.

Me afrimin e Botërorit 2026, ethet e figurinave Panini po i “pushtojnë” sërish fëmijët në mbarë botën, por në Belgjikë duket se ky pasion po has gjithnjë e më shumë pengesa brenda shkollave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz