Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
dp

Lexo edheAksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në Korenicë të Gjakovës.
Të gjithë ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Lexo edheAksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 13:30, ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”.
Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes, ka shtuar ajo.