BallinaLajmeNëna që rritë dy djemtë jetim dhe jeta e saj e vështirë...

Nëna që rritë dy djemtë jetim dhe jeta e saj e vështirë … hajnë, pijnë e flejnë në një dhomë të vetme!

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

58 vjeçarja, Elfije Retkoceri është nënë e dy fëmijëve. Ajo jeton në Prishtinë, në një dhomë të vetme në kushte tejet të vështira financiare.

Elfija nuk e ka aspak të lehtë të kujdesët për dy djemtë e saj.

Numri kontaktues për ata që duan të ndihmojnë familjen Retkoceri: 044 949 986

Bashkëshorti i vdiq vite më parë, dhe tash e sa kohë ajo e ka barrën më të madhe si kryefamiljare.

Jeta i është vështirësuar edhe më shumë që nga koha kur i është ndalur sociali.

Ëndrra e saj e kahmotshme është t’ua sigurojë dy djemve të saj një kulm mbi kokë.

“Deri tash e kam marr socialin, tash ma kanë ndalë se i kanë ba fëmija 18 vjeç. Veç me ndihma e me do vitra jetojë, jam ngushtë për shtëpi, edhe për barna e do gjana tjera heku. Në këtë dhomë jetoj, me hangër, me pi, me flejtë, me gatu, me pritë, një dhomë e vogël një banjo e parregullume”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Thotë se djemtë i janë rritur, dhe me gjithë vullnetin që të sigurojnë një vend pune atyre nuk po u mundësohet dot.

Ajo bën thirrje tek të gjitha bizneset apo kompanitë e ndryshme t’i ndihmojnë. Punësimi i djemve do t’ua lehtësonte sado pak vuajtjen në të cilën po kalojnë.

“Djemtë me kanë me i punësu, edhe pse kanë apliku s’ka kurgjo. Jemi shumë ngushë për vend, se për me honger po kemi njëfarë dore. Edhe unë me vdekë nuk di ku mbesin këta”, ka shtuar tutje ajo.

Numri kontaktues për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen Retkoceri: 044 949 986.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz