BallinaLajmeNë Washington pritet të nënshkruhen dy marrëveshje – SHBA një me Kosovën...

Në Washington pritet të nënshkruhen dy marrëveshje – SHBA një me Kosovën dhe një me Serbinë

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Vetëm dy orë ndajnë Kosovën dhe Serbinë nga firmosja e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën merret vesh se është e karakterit ekonomik.

Gazetari Adriatik Kelmendi i cili po përcjellë nga afër zhvillimet e përballjes Kosovë-Serbi, në Washington, thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila përmbanë projekte me vlerë rreth 13 miliardë dollarë, njofton Klan Kosova.

”Ajo që mund të konfirmojmë është se në këtë Shtëpinë e Bardhë, pas dy orësh, do të nënshkruhet në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump marrëveshje me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

”Marrëveshja ka të bëjë me çështje të zhvillimit ekonomik”.

”Flitet siç merr vesh Klan Kosova për rreth 13 miliardë dollarë investime në infrastrukturë dhe projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë”.

Gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi raporton ekskluzivisht nga Washingtoni, se takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, ka edhe një veçanti tjetër.

”Edhe një veçanti që e kanë këto marrëveshje, meqë pritet të jenë dy”.

”Njërën do ta nënshkruajë Presidenti amerikan në emër të SHBA-ve me Kosovën dhe tjetrën Presidenti amerikan do ta nënshkruajë me Serbinë”.

”Nuk do të jenë marrëveshje që do të nënshkruhen sipas gjitha gjasave nga Serbia dhe Kosova, por do jenë marrëveshje që do të nënshkruhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si të tilla pritet madje që të mos kenë nevojë të vijnë për ratifikim në Kuvend”.

”Ose edhe nëse vijnë në Kuvend për ratifikim, natyrisht pritet që ratifikimi të ndodhë, meqë vështirë pritet të refuzohet një marrëveshje e SHBA-së”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz