Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shprehur mbështetjen e saj për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Ata kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e zhvillimit të provimeve të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.
Me anë të një mesazhi, nënvizoi rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar:
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë.”
Gjithashtu theksoi se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. /Indeksonline/
