BallinaLajmeOVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Të ngjajshme

Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë

Për t’i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t,...

Pas disa javësh kërkime, policia gjen personin e zhdukur në zonën e Deçanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi...

Ushtarët e KFOR-it trajnohen për transport ajror të pajisjeve në Kosovë

Ushtarët e Komandës Rajonale Lindje (RC-E), në kuadër të...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përkujtuar sot me respekt dhe krenari të thellë fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të 17 majit 1999, duke e cilësuar atë si një ndër ngjarjet më të lavdishme të luftës çlirimtare të Kosovës.

Në një aktivitet përkujtimor të mbajtur në Kompleksi Memorial i Jabllanicës, përfaqësues të OVL UÇK-së dhe qytetarë kanë bërë homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve që ranë për lirinë e vendit.

Sipas deklaratës së OVL UÇK-së, kjo ditë shërben si kujtesë dhe nderim për burrat dhe gratë që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, duke mbetur frymëzim i përhershëm për brezat e rinj dhe udhërrëfyes në ruajtjen e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

“Fitorja e Jabllanicës ishte dëshmi e forcës, guximit dhe idealit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohën kur Kosova ende nuk ishte çliruar tërësisht, ndërsa jehona e saj u shtri në mbarë vendin deri në ardhjen e lirisë”, thuhet në mesazhin e organizatës transmeton Klankosova.tv.

Në fund të përkujtimit, OVL UÇK ka shprehur mirënjohje dhe respekt të përhershëm për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës çlirimtare, duke uruar edhe Ditën e Çlirimit për Jabllanicën.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare. Urime Dita e Çlirimit, Jabllanicë!”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz