Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për “rritje ekonomike”, “mirëqenie” dhe “zhvillim historik” në Kosovë.
Pavarësisht propagandës institucionale dhe statistikave të përzgjedhura nga pushteti, indikatorët ekonomikë ndërkombëtarë po tregojnë stagnim të thellë dhe një nivel të ulët të standardit të jetesës për qytetarët.
Sipas raportit të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP), Kosova renditet si shteti i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Moldavisë.
Raporti pasqyron nivelin real të standardit të jetesës dhe nxjerr në pah dallimin mes deklarimeve politike dhe gjendjes ekonomike me të cilën përballen qytetarët çdo ditë. Rritja e çmimeve, pagat e ulëta, emigrimi masiv dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të mbeten sfida serioze për shumë familje në Kosovë.
Sipas të dhënave të raportit, Moldavia mbetet shteti më i varfër në Evropë me GDP për kokë banori sipas PPP-së prej rreth 19,700 dollarësh. Pas saj renditet Kosova me rreth 20,400 dollarë për kokë banori, e ndjekur nga Ukraina me 21,000 dollarë, Bosnja dhe Hercegovina me 22,800 dollarë, Maqedonia e Veriut me 24,300 dollarë, Bjellorusia me 25,500 dollarë, Shqipëria me 25,600 dollarë, Serbia me 28,500 dollarë, Mali i Zi me 31,000 dollarë dhe Bullgaria me 36,000 dollarë.
Raporti thekson se, pavarësisht pretendimeve për zhvillim ekonomik, Kosova vazhdon të mbetet ndër vendet me standardin më të ulët të jetesës në Evropë. Ekonomia mbetet kryesisht e varur nga remitencat, importi dhe konsumi, ndërsa prodhimi vendor dhe investimet strategjike vazhdojnë të konsiderohen të pamjaftueshme.
Megjithatë, pavarësisht këtyre statistikave dhe vlerësimeve ndërkombëtare, institucionet në Kosovë vazhdojnë të promovojnë narrativa për progres ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies sociale, ndërsa raportet ndërkombëtare paraqesin një pasqyrë tjetër të realitetit ekonomik në vend.

- Advertisement -