BallinaLajmeKurti “parashikon” rezultatin: Ne nuk kishim nevojë edhe për një fitore, por...

Kurti “parashikon” rezultatin: Ne nuk kishim nevojë edhe për një fitore, por blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njëherit kandidat për kryeministë ri VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ka filluar fushatën.

Rrugës për në Gjakovë ku do të mbaj takim me qytetarët ai është ndalur në Arllat të Drenasit ku ka pirë kafe dhe ka biseduar me qytetarët.

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, ai ka parashikuar atë që do të vije.

“Fitorja ke rekord, 51.1%, jo 50 por 51, jo 51 por 51.1%. Ne nuk kemi pas nevojë edhe për një fitore, mirëpo blloku opozitar ka nevojë edhe për një humbje”, ka thënë ai.

Ai i ka kujtuar mërgatës se kanë vetëm edhe 12 orë kohë për t’u regjistruar për të votuar.

“Është rekord regjistrimi i mërgatës, deri sonte në mesnatë kanë mundësinë të regjistrohen ata që nuk mund të vinë fizikisht”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz