Në vend të tiketave, Policia sot dhuron lule për gratë
03

Lexo edheLDK s’e do heqjen graduale të taksës, Kurti s’i ka votat në Qeveri

Policia e Kosovës sot do t’u dhurojë lule të gjitha grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka njoftuar se aktivitetet do të fillojnë të mbahen nga ora 13:00.
“Më 8 Mars, nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit. Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti””, thuhet në komunikatë.

Lexo edheLDK s’e do heqjen graduale të taksës, Kurti s’i ka votat në Qeveri