back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleNë Skënderaj gjuhen me granatë e armë, arrestohen 3 persona

Në Skënderaj gjuhen me granatë e armë, arrestohen 3 persona

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Tre persona janë arrestuar në mesditën e djeshme në një fshat të Skënderajt. Ata dyshohen se hodhën granatë dhe gjuajtën me armë zjarri ndaj shtëpisë së F.R, 52 vjeçar.

Policia ka njoftuar se viktima ka lajmëruar policinë se një granatë ishte hedhur në oborrin e tij. Me të ardhur Policia, ishte evidentuar granata, ndërkohë që është konfirmuar se ka pasur edhe të shtëna me armë.

‘Bazuar në veprimet e para hetimore bëhet e ditur se ngjarja kishte rrjedhë si shkas i një zënke ndërmjet viktimës së rastit dhe tre personave të dyshuar, ku sipas elementeve rrethanore dhe provave të siguruara, të dyshuarit dyshohet se përveç hedhjes së granatës në oborrin e viktimës të njëjtit kishin shtënë edhe me armë zjarri’, njoftojnë Policia.

Siç thotë Policia, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar I. A., 50 vjeçar, H. A., 56 vjeçar dhe H. A., 60 vjeçar, shkruan gazetametro.net.

Ndryshe, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor, ndërkohë po zhvillohen hetime për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz