BallinaLajmeNë QKUK kryhet një operacion i vështirë, pacientit i kthehen lëvizjet në...

Në QKUK kryhet një operacion i vështirë, pacientit i kthehen lëvizjet në këmbë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Qendra Klinike Universitare ka njoftuar për një operacion që është kryer në Klinikën e Ortopedisë, i cili sipas njoftimit zyrtar, ka rezultuar i suksesshëm.

“Pacientit M. B, 52 vjeçar nga Mitrovica, për shkak të tumorit i kishin mbetur këmbët e palëvizshëm dhe nuk arrinte që të lëvizte me këmbët e tija. Pas ekzaminimeve të nevojshme, ekipi i mjekëve nga Klinikës e Ortopedisë, vërtetoi se pacienti nuk mund të lëvizte, si pasojë e një tumori në vertebrat lumbale L2 dhe L1”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Ekipi operator, pasi mori rezultatet diagnostike që i ishin kërkuar pacientit, vendosi që të njëjtin ta operonte.

“Pas 5 orëve të operacionit, pacientit i hiqet tumore dhe bëhet fiksimi i pasëm me vida dhe tashmë pacienti fillon të lëvizë këmbët e tija”, thuhet në komunikatë.

QKUK i ka bërë publik edhe emrat e ekipit që ka udhëhequr operacionin e që janë Dr. Xhavid Gashi , Dr.Nexhmedin Duriqi, dr. Luan Kuqi , anesteziologu dr. Islam Krasniqi dhe instrumentare Fexhrije Jonuzi, bashkë me ekipin  tjetër mbështetës.

“Pacienti tash është në gjendje të mirë dhe po arrin që të lëvizë këmbët që para operacionit nuk arrinte ta bënte”, thuhet në komunikatë.

Sipas këtij njoftimi pacienti për një javë do të mbikëqyret nga stafi mjekësorë në Klinikën e Ortopedisë dhe pastaj do të vazhdojë tretmanin që parashihet me protokollet mjekësore. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz