Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se pas një sëmundje e rëndë, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kapter Ali Xheladin Sinani.
Ali Sinani ka lindur më 01.08.1975 në fshatin Gllamnikë të Komunës së Podujevës.
Kapter Ali Sinani ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në muajin nëntor është sistemuar në Brigadën e Mbështetjes Operacionale të FSK-së.
Aliu një jetë të tërë ia kushtoi krijimit të Shtetit të Kosovës; si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shërbeu në Zonën Operative të Llapit në Brigadën 151 ,,Zahir Pajaziti “, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.
Ali Sinani pas vetës ka lënë dy fëmijë, bashkëshorten dhe prindërit.
Homazhet për kapter Ali Sinani do të mbahen nesër me datë 14.12.2018 nga ora 1100-1200 në sallën e sporteve në kazermën ,,Adem Jashari ” në Prishtinë ndërsa varrimi bëhet nga ora 1500 në fshatin Gllamnik –Podujevë.
