back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeNë Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat

Në Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat

Të ngjajshme

Barcelona ia vë syrin talentit të Bundesligës që kushton 60 milionë euro

FC Barcelona pritet të jetë shumë aktive gjatë afatit...

Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës,...

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme

Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk...

Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Libanit

Presidenti francez Emmanuel Macron të shtunën i kërkoi Izraelit...

Derisa simpatizantët e Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS), kanë festuar me të shtëna armësh deri në orët e vona, të dielën, pas njoftimit se në zgjedhje ka ngadhënjyer lista “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq”, subjektet politike opozitare janë ankuar se lista “Serbia fiton – Aleksandër Vuçiq” ka fituar me vota të vjedhura në Mitrovicë, Zveçan dhe në komunat e Anamoravës.

Subjekti opozitar “Bllok Patriotik” i cili përbëhet nga SDS-ja (DSS) dhe Lëvizja “Dveri”, ka kërkuar që zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Anamoravë të përsëriten, me akuzën se SNS-ja ka vjedhur vota, edhe në atë mënyrë që ka manipuluar me emrat e votuesve shqiptarë.

Sipas tij, ky “marifetllëk” ka ndodhur në vendvotimin nr. 5, ku serbët votonin në emër të shqiptarëve. Kandidat nga ky subjekt politik për deputet të Kuvendit të Serbisë ishte edhe Sllavisha Ristiq, ish-kryetari ilegal i Zubin Potokut, shtëpia e të cilit, të dielën rreth orës 22:00 është sulmuar me armë.

“Janë shumë shembuj të marifetllëqeve zgjedhore të SNS-së. Ata kanë organizuar njerëzit në atë mënyrë që një votues të votojë disa herë, në vendvotime të ndryshme, që me rastin e votimit të mos shfrytëzohen ‘UV’ llambat dhe sprej, që të mos kërkohen fare letërnjoftimet dhe dokumente tjera të identifikimit, që anëtarët e këshillave zgjedhore, të cilët nuk janë anëtarë të SNS-së t’i kërcënojnë që të mos flasin, që forcat parapolicore nga radhët e SNS-së t’i kërcënojnë qytetarët dhe t’i urdhërojnë që të votojnë për SNS-në”, thuhet në komunikatën e “patriotëve”, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Këshillit të DSS-së, dr. Nenad Kojiq dhe Goran Milenkoviq nga lëvizja “Dveri”, ndërsa e transmetojnë mediet lokale serbe në veri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz