BallinaLajmeAventurieri Deda

Aventurieri Deda

Ikja nga partia nuk është zgjidhje, ka thënë drejtori i fondacionit Rockefeller Brothers, Haki Abazi, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për largimin e Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Është monotone ideja që jepet si zgjidhje, ikja nga nja partie dhe formimit të një partie tjetër. Nuk mendoj që struktura e partive është problemi, por janë vetëm disa individë të caktuar që ngulfatin”, ka pohuar Abazi.

Ai tha se Deda ka lëvizur shumë në karrierën e tij politike.

“Nuk është e panjohur lëvizja e Ilir Dedës prej këshilltarit të Bajram Rexhepit, pastaj FER-i, pastaj këshilltar i presidentes Jahjaga deri te flirtimi i madh me Vetëvendosjen deri sa ka hyrë aty”.

Abazi, ka folur edhe për atë se sa do ta dëmtojë largimi i Dedës Vetëvendosjen.

“Mendoj që e dëmton Vetëvendosjen, aq sa e dëmton Donika Kadaj, AAK-në”.

Abazi ka refuzuar që të bëjë një krahasim mes Dedës e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmanit.

“Nuk e kisha krahasuar Ilir Dedën me Vjosa Osmanin, pasi Vjosa Osmani, ka artikuluar qëndrimet e elektoratit e saj dhe ka qëndruar stoike”.

- Advertisement -