Skuadra e Inter Miamit është shumë pranë marrëveshjes me Rodrigo De Paulin.
Futbollisti i Ateltico Madridit dëshiron një aventurë të re dhe futbolli i MLS-së duket se është zgjedhja e tij, shkruan Indeksonline
Fabrizio Romano raporton se skuadra amerikane është shumë pranë transferimit të lojtarit argjentinas.
Edhe pse është në moshën 31-vjeçare, De Paul po shkon të luajë me Lionel Messin, me shokun e tij më të ngushtë te Inter Miami.
Kujtojmë që De Paul ka kontratë me ekipin nga Madridi deri në vitin 2026, andaj skuadra e Inter Miamit duhet paguaj shumën prej 10/15 milionë euro për transferimin e tij./Indeksonline/
- Advertisement -