BallinaLajmeNë Holandë po dyshohet se një njeri u infektua me COVID-19 nga...

Në Holandë po dyshohet se një njeri u infektua me COVID-19 nga një kafshë

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Qeveria holandeze ka thënë se ka gjasa që një punëtor, në një fermë të vizonëve, është infektuar me koronavirus nga njëra prej kafshëve.

Ky informacion u publikua në orët e vona të së martës në faqen zyrtare të qeverisë në internet, ku u tha se për këtë rast janë duke u bërë hulumtime shtesë, shkruan “BBC”.

Nëse vërtetohen këto dyshime, ky do të ishte rasti i parë në botë i transmetimit të virusit nga kafsha te njeriu. Autoritetet kanë filluar të marrin masa nëpër fermat e vizonëve në tërë vendin për ta parandaluar përhapjen e mundshme të virusit.

“Rezultatet e studimit të ri kanë një ndikim të madh te pronarët, familjet dhe punëtorët e fermave të vizonëve si dhe te komunitetet lokale. Prandaj, unë jam në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira”, tha ministrja holandeze e bujqësisë, Carola Schouten.

Ndryshe, ekspertët mjekësorë dyshojnë se Covid-19 kaloi nga kafshët te njeriu në Wuhan të Kinës, për t’u përhapur pastaj në tërë botën./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz