Në Emergjencë vdes një i paraburgosur, ishte i dyshuar për një vrasje të rëndë
03·

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958.
I paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës se Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësorë ka ndërruar jetë.
I njëjti ishte i dyshuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.

Lexo edheShqetësuese: Të vdekurën nga Covid-19 e lënë dy orë në dhomë me pacientët e gjallë në Klinikën Infektive
Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.














