Shqetësuese: Të vdekurën nga Covid-19 e lënë dy orë në dhomë me pacientët e gjallë në Klinikën Infektive
03

Lexo edhePolicia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi të rrezikshëm |Foto

Një qytetar nga komuna e Malishevës i cili e ka të shtrirë në Klinikën Infektive gruan e prekur me coronavirus ka shprehur shqetësimin e tij si personat e vdekur nga Covid-19 po lihen në një dhomë bashkë me të gjallët.
Cen Desku, qytetar nga kjo komunë përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si sot në orët e mëngjesit në repartin e Infektologjisë kanë qëndruar në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë.
“Sot në ora 1:30 të mëngjesit vdiç nga Covid 19 një grua në repartin e Infektologjisë në dhomën nr.A10. Dy orë qëndruam në dhomë me të vdekurën 7 të gjallë, 5 fëmijë të saj dhe unë me bashkëshorten time Sanijen, e cila vuan nga Covid dhe ju çrregullua pulsi dhe oksigjeni nga shqetësimi“ ka shkruar Desku, shkruan Reporteri.net

Lexo edhePolicia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi të rrezikshëm |Foto