Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në KK-në e Drenasit.
Sipas Drenorit edhe sot ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës së Drenasit.
Lexojeni të plotë reagimin e Drenorit:
Miq,
sot prap dështoj të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit të komunës së Drenasit.
Sado që të gjitha procedurat për thirrjen dhe mbajtjen e saj ishin përmbushur, në mënyrë AUTORITARE dhe të kundërligjshme, Kryesuesi i diktuar nga Kryetari e hedhin rendin e ditës në votim dhe mbi votim e pa mundësojnë ballafaqimin e Kryetarit („TRANSPARENT“ dhe „LLOGARIDHËNES“) me Anëtarët e kuvendit të komunës rreth çështjeve komunale që preokupun qytetarët e komunës tonë.
Ballafaqimi ynë i shkurtër, kryesisht për Rendin e ditës në kuvendin e komunës, është mbuluar medialisht nga KTV-ja dhe KLAN KOSOVA dhe mund t‘i ndiqni në kronikat në edicionet e lajmeve të mediumeve përkatëse.
Ne nuk ndalemi, sado që Kryetari Lladrovci po provon me çdo mjet të na pengoj të përmbushim me përgjegjësi mandatin tonë përfaqësues në kuvendin e komunës së Drenasit.
Së shpejti do ju njoftojmë me veprimet tona, të koordinuara me kolegët e NISMA-s, VETËVENDOSJE! dhe ALEANCA PËR ARDHMERINË E KOSOVËS, rreth ankesave tona drejtuar MAPL-së, Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Institucioneve tjera rreth pa mundësisë tonë për të shprehur mendimet dhe qendrimet tona në kuvendin e komunës.

