Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës punën e tyre e konsiderojnë nderë dhe përgjegjësi ndaj atdheut.
Ilirianë Bunjaku, pjesëtare e FSK-së tha për Telegrafin se kontributi dhe sukseset e femrës në përgjithësi si dhe në ushtri kanë bërë që të thyhen tabutë shoqërore.
“Me punën dhe rezultatet tona po tregojmë ditë për ditë që edhe ne si gjini femër po mundemi me i kry detyrat si ushtarët tjerë”, tha ajo.
“Është përgjegjësi e madhe që e ndjejmë dhe e mbajmë mbi supe, mirëpo angazhimi dhe puna jonë po i tregojnë vazhdimisht të arriturat tona”, tha ajo.
Bunjaku tha se numri i gjinisë femrore në FSK vazhdimisht po rritet.